
Blerim Latifi ka reaguar ndaj ish kreut të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosit.
Klosi ka thënë se fal shërbimit të tij nuk janë futur xhihadistë në UÇK, deklaratë kjo që si pëlqen Latifit.
Ky i fundit, thotë se kjo nuk është e vërtetë pasi xhihadistët nuk kanë mundur të futën në UÇK falë punës së LPK-së.
Postimi i plotë:
Fatos Klosi, ish drejtor i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, paska thënë se falë shërbimit të tij xhihadistët nuk arritën të hyjnë në UÇK. S’ është hiç e vërtetë! Meritën për këtë punë e ka krejtësisht LPK-ja, me ideologjinë e saj, të frymëzuar nga nacionalizmi antifetar i Shqipërisë Socialiste. Edhe sot kemi shërbime inteligjente, por elementët ekstremistë sorollaten nëpër trevat shqiptare, si në bahçe t’babës.