
Samiti për Paqe i Evropës Juglindore ka vazhduar sot në Tiranë, ku kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka komentuar mos çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke thënë se të dy vendeve iu është bërë e padrejtë por nuk duhet humbur shpresë.
Ai ka thënë se shpresojmë që deri në fund të vitit të bëhemi anëtarë i tridhjetë i NATO-së. Ndërsa, sa i përket integrimit në BE, tha se do të vazhdohet me ritmin e njëjtë të reformave pasi kjo është për zhvillimin dhe përparimin e vendeve tona, për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Na u është bërë padrejtësi por nuk guxojmë të humbim shpresë dhe se duhet të ndjekim rrugën e njëjtë të përmbushjes së kritereve, gjegjësisht bërjes së reformave”, tha ai.
Ndërkohë aktualisht të pranishmeve me një fjalim po iu drejtohet Albin Kurti./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post