Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili njihet për modestinë dhe sjelljet e tij burërore gjithandej ku gjindet, sot ka pasur një ditë gëzimi. Ai me gjithë familje i ka kremtuar haxhi babës së tij ditëlindjen e 88, shkruan Gazeta Mejdani.
Në bazë të një postimi që ka bërë në Facebook, mësohet se i pari i Obiliqit ka kujdes të veçant ndaj prindit. Mbase, kultura dhe tradita që e ka marrë në familjen e vetë reflektohet nëpërmes sjelljeve të tij me qytetarë.
Sot, me shumë përkushtim dhe delikatesë Gashi i’a përkujton haxhi babës së tij se i është mirënjohës për kontributin dhe mundin që e ka dhënë për t’i edukuar fëmijët e tij.
“Ke bërë kaq shumë për ne, na rrite me mund dhe shumë sakrifica, u munduam të ta shpërblejm”, i ka thënë babait të tij në urimin që i ka dedikuar në Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Xhafer Gashit në llogarinë e tij në Facebook:
Sot është datëlindja jote, por është dita më e mirë për ne, kur në 88 vjetorin tënd kemi mundësi edhe njëherë të festojmë bashkë dhe të lumtur, por edhe të të kërkojmë falje nëse padashje të kemi mërzitur.
Ke bërë kaq shumë për ne, na rrite me mund dhe shumë sakrifica, u munduam të ta shpërblejm.
Urojmë të të kemi gjatë dhe me shëndet.
Urime datëlindja babë!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post