Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Wesley Clark: Është koha që Serbia ta njohë Kosovën!

April 8, 2021
11
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Wesley Clark

Sivjet janë bërë 22 vjet prej kur Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike – NATO nisi bombardimet e saj ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake në Kosovë.

Operacionin që zgjati 78 ditë dhe kulmoi me çlirimin e Kosovës, e ka drejtuar Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s.

Gjenerali Clark ka folur për KlanKosova.tv, pak ditë pas shënimit të përvjetorit të kësaj ngjarjeje, duke thënë se s’kishte mbetur rrugë tjetër.

Gjeneral Wesley Clark në kohën kur ishte Komandant Suprem i Forcave të NATO-s)

“Pas masakrës së serbëve mbi fshatarët në Reçak në janar, përdorimi i forcës u bë i domosdoshëm sepse Millosheviq kishte ndarë mendjen që të ndërmerrte veprime policore dhe ushtarake kundër Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”, ka pohuar Clark.

Burri që ishte prijetar i aksionit bombardues mbi Serbinë, 22 vjet pas thotë se është koha që Beogradi zyrtar ta njohë Kosovën si të pavarur.

“Pa dyshim se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Shpresoj që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin dhe Kosovën në veçanti”.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë ju vjen në mendje së pari kur ktheheni 22 vjet më pas – në ditën e nisjes së bombardimeve mbi Serbinë?

Wesley Clark: Shpresoja që pilotët tanë të mund të ktheheshin të sigurt dhe që Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq të ndërpriste veprimet policore dhe ushtarake në Kosovë dhe që t’i pranonte propozimet e Rambujesë.

Na e thoni, ju lutem, se si u mor vendimi për ndërhyrje ushtarake dhe a ishte kjo mënyra e vetme që duhej të ndodhte për ta ndalur atë që po bënte Serbia mbi shqiptarët e Kosovës?

Wesley Clark: Konceptet ushtarake kanë qenë të përgatitura në verën e 1998-ës dhe presidentit serb, Millosheviq i ishte tërhequr vërejtja në shumë raste. Ambasadori Christofer Hill provoi që të ndërmjetësonte një marrëveshje për tërheqjen e forcave.

Por pas masakrës së serbëve mbi fshatarët në Reçak në janar, përdorimi i forcës u bë i domosdoshëm sepse Millosheviq kishte ndarë mendjen që të ndërmerrte veprime policore dhe ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Pas negociatave të pasuksesshme në Rambuje dhe sapo Millosheviq përshkallëzoi me spastrim etnik, NATO veproi si një mundësi e fundit për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe për ta ndërprerë spastrimin etnik.

Si ndjeheshit ju në natën e nisjes së bombardimeve dhe si ndjeheni sot, kur shihni se si rezultat i atij operacioni një popull është çliruar nga dhuna dhe gjenocidi dhe është krijuar një shtet i ri – Kosova?

Wesley Clark: Në natën që nisën bombardimet, unë po shqetësohesha për pilotët, brengosesha se ne mund të dëmtonim njerëzit në Kosovë dhe, në të njëjtën kohë isha krenar me krerët politikë të NATO-s të cilët kishin marrë vendimin e duhur – të përdorej forca si mjeti i fundit!

Më 17 shkurt 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë. Si i vlerësoni sot të arrituat e saj si shtet?

Wesley Clark: Kosova është duke bërë progres të mirë si shtet i pavarur dhe demokratik, në një rajon mjaftë të vështirë.

Afër 22 vjet nga çlirimi dhe 13 vjet si shtet, Kosova ende nuk e ka arritur pajtimin me Serbinë. Ka një proces të dialogut që zhvillohet tash e 10 vjet të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Cila është rruga sipas juve për tek zgjidhja paqësore dhe a ka ardhur koha që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës?

Wesley Clark: Pa dyshim se është koha që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Shpresoj që Presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij do të gjejnë një rrugë konstruktive që çon përpara të gjithë rajonin dhe Kosovën në veçanti.

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022

Petkovic i poshtëruar kthehet ‘rikferc’ në kufi: Nuk mu lejua hyrja në Kosovë!

July 13, 2022

Turqia sërish paralajmëron bllokadë kundër Suedisë e Finlandës, Erdogan: Duam hapa konkret, jo, jo, s’ka NATO!

July 1, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.