
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të shkojnë në Hagë e të mbrohen duke dëshmuar se akuzat janë të rreme, ka thënë ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker.
Por, këtë duhet ta bëjnë të dorëhequr nga pozitat e tyre aktuale, ka pohuar Walker, i cili prejse kishte dokumentar krimet serbe në Kosovë, ka mbetur mik i madh i popullit shqiptar.
I pyetur në një intervistë në televizionin publik të Kosovës, se çfarë duhet të bëhet pas këtyre aktakuzave, përgjigja e tij ka qenë e shkurtër dhe e prerë.
“Mendoj se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, cilado që janë ato dhe të shkojnë para Gjykatës kudo që ajo është dhe të mbrohen e të tregojnë se këto akuza janë të rrejshme”, ka deklaruar Walker.
Presidenti i Kosovës dhe kryetari i PDK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ata, sipas publikimit të aktakuzës nga Specialja akuzon për 100 vrasje.
Presidenti Thaçi të hënën niset për Hagë, ku është e vendosur gjykata, për t’u intervistuar.
Ai ka thënë se do ta lë pozitën e presidentit, në qoftë se akuzat ndaj tij vërtetohen.