Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

VV menjëherë i reagon LDK-së për presidentin: Nuk është e domosdoshme t’ju takojë juve!

January 19, 2020
247
SHARES
3.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nagavci

Pozita e presidentit, e cila do të lirohet pas një viti është bërë ndër tjera ‘mollë sherri’ për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Person unifikues dhe jo politik, është kërkesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, si dhe të njohësve të rrethanave politike.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se në përpjekjet për koalicion qeverisës me Vetëvendosjen për të balancuar pushtet, atyre iu takon pozita e të parit të shtetit. Për këtë pozitë u shpreh se i kanë njerëzit më të respektuar të shoqërisë.

Hoti: Ne kemi njerëzit më të respektuar të Kosovës

“Ne kemi 30 vite që jemi themeluar dhe në shumicën e kohës kemi qenë në qeverisje. Nëse i shihni kuadrot që i ka propozuar LDK për pozitat më të larta shtetërore, për kryeministër, për kryetar të Kuvendit dhe president janë njerëzit më të respektuar të shoqërisë…duke pasur parasysh këto ne do t’i ruajmë standardet në çdo rrethanë”, thotë Hoti.

Kaq e sigurt për emërimin e një kuadri të LDK-së për president, nuk u shpreh anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës thotë se edhe në arritjen e një marrëveshje të mundshme, jo domosdoshmërish i propozuari për presidenti duhet të jetë pjesë e LDK-së.

Nagavci: Propozuesi për president, jo domosdoshmërish duhet të jetë kuadro i LDK-së

“Jo domosdoshmërish duhet të jenë kuadro të LDK-së. Ne e kemi shprehur të qartë se do të dëshironim që të kemi një person i cili paraqet unitetin e popullit. Bashkë me LDK-në do të angazhohemi që të gjejmë një person, kandidat ose kandidate i cili në mënyrën më të mirë do të paraqiste unitetin e popullit”, thotë Nagavci.

Se LDK ka kuadro për pozitën e presidentit e thotë edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, por thekson se varet se kush do të jetë dhe se a është njeri i besimit që të votohet.

Baraliu: LDK ka kuadro për president, por varet kush do të propozohet

“Sigurisht që LDK ka kuadro për president, por problemi është që kandidat të propozohen në kohën e duhur, jo tani kur është dikush tjetër aktiv dhe funksional me mandat kushtetues president aty. Varet a do të votohet, apo kush është ai. A është njeri i besimit jo vetëm i LDK-së, por edhe i partive  të tjera. A po është njëri siç kemi pasur prej fillimit të kësaj republike”, u shpreh Baraliu.

Ndryshe thotë njohësi i rrethanave politike, Riza Smaka, për të është e pamoralshme që tash t’iu garantohen posti i presidentit. 

Smaka: Emra mund të ketë, por nuk është e moralshme tash të garantohet presidenti

“Emër mund të ketë, por nuk është e moralshme që qysh tash paraprakisht 1 vit më parë të garantohet posti i presidentit”, thotë ai.

Në diskutimet mes partisë fituese të zgjedhjeve, LVV dhe partisë së dytë, LDK për formimin e qeverisë është duke negociuar edhe pozita e presidentit. Përkundër që është raportuar se LDK në këto takime ka propozuar, Kujtim Shalën për president, këta të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ndër tjerash është përmendur mundësia që edhe kryetari aktual, Isa Mustafa të merr këtë postë të rëndësishëm.

Share1Tweet

Related Posts

(Mos)liberalizimi i vizave/ Bislimi fajëson opozitën!

June 24, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Ramabaja: Më vjen keq për PDK-në, ka rënë në gjendje ku Abelard Tahiri është shef i grupit parlamentar!

December 1, 2021

Arben Vitia në dhjetor mund të nis punë të re!

November 19, 2021

Flasin ekspertët/ Rënia e LVV-së në zgjedhjet lokale, pasojë e arrogancës ndaj opozitës dhe…

November 17, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.