Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

VV i kërcënohet LDK-së: Nëse doni zgjedhje, kjo do të jetë përqindja e re!

December 20, 2019
124
SHARES
11.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Besnik Bislimi

Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi i ka dërguar një mesazh Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i thënë se nëse duan të shkojnë në zgjedhje të reja, ata do të kenë besimin e vetëm 21.6 % të elektoratit.

Ndonëse ka thënë se negociatat aktualisht kanë ngecur, për arsye se, siç thotë ai, në tavolinë kanë dalë kërkesa pa mbulesë, ai shprehet “shumë optimist” që edhe kjo do të tejkalohet me maturi, “dhe vendi do të bëhet shumë shpejt me institucionet që i ka votuar dhe kërkuar”.

Kurse, në bazë të një sondazhi të fundit të kontraktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, “tek instituti kryesor për hulumtim të opinionit publik në vend”, Bislimi thotë se u treguan “fuqishëm bindjet e qytetarëve tanë dhe besimin që ata kanë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në, por edhe në programin tonë qeverisës”.

“Ky sondazh është zhvilluar në javën e dytë të dhjetorit, me një mostër reprezentative prej 1069 respodentëve, duke u kujdesur për karakteristikat demografike të vendit (etnia, gjinia, mosha, vendbanimi). Nëse merren parasysh votat e deklaruara, atëherë renditja si dhe përqindja e votave për secilin subjekt do të ishte si vijon: VV – 42.8%, LDK – 21.6%, PDK – 14.0% dhe AAK – 8.6%”, ka thënë mes tjerash Bislimi.

Postimi i plotë:

FITUESI RELATIV I ZGJEDHJEVE, PËRGJEGJËSIA PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE DHE MBËSHTETJA QYTETARE PËR NDRYSHIM

Para se të hynin në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, secili subjekt politik e ka patur të qartë prej fillimit se gara nuk do të prodhojë ndonjë fitues absolut që siguron shumicën prej 51 deputetësh. Njësoj siç e kanë ditur që gara do jetë tepër e ngushtë, mbase më e ngushta në historinë e shkurtër të demokracisë parlamentare në vend. E vetmja paqartësi ka mundur të ekzistojë rreth renditjes së subjekteve politike, sipas numrit të votave dhe fuqisë relative të secilës prej tyre. Në këtë garë të ngushtë, synimi i vetëm i subjekteve garuese ka qenë që të bëjë gjithçka të mundshme për të dalë qoftë edhe me 0.1% përpara të tjerave. Dhe për të arritur këtë synim, secili subjekt politik është fokusuar në tre elementë të ofertës elektorale: kandidatin për kryeministër, programin qeverisës dhe kualitetin e listës së deputetëve. Kjo nënkupton se secila parti politike e ka patur të qartë se kjo garë politike edhe pse ka qenë për kuvendin e Kosovës, në fakt fokusin primar e ka patur te implementimi i programit qeverisës që i bie tek ekzekutivi i vendit.

Në një mjedis të tillë, doemos që diferenca mes subjekteve pjesëmarrëse ka implikime në formimin e institucioneve, por radhitja e tyre (pa marrë parasysh diferencat) duket të ketë qenë parësore. Fituesi relativ është fitues, qoftë edhe nëse ka vetëm një votë më shumë. Dhe meqë e gjithë gara është sjellë rreth arritjes së pozitës së këtij fituesi relativ, është mëse e logjikshme, që ky status implikon pastaj konsekuenca me rëndësi në alokimin e fuqisë politike. Me vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2014, është precizuar që benefiti i të qenurit fitues relativ, në radhë të parë manifetohet në dy pozita kyçe që i takojnë partisë fituese: pozita e kryeministrit dhe ajo e kryetarit të parlamentit.

Doli që në këto zgjedhje, votuesit u përcaktuan qartazi për ndryshim duke shpallë fitues Lëvizjen Vetëvendosje edhe atë me mbi 15.000 vota diferencë, si dhe duke radhitur të dytin subjektin tjetër opozitar, LDK-në. Mund të thuhet lirisht se votuesi i Kosovës si asnjëherë më parë ka dërguar sinjale të fuqishme për pjekurinë e tij, edhe atë duke shpërblyer apo dënuar si partitë politike ashtu edhe individë të caktuar brenda tyre për qëndrimet, veprimet apo mosveprimet e tyre.

Vala e shpresës që përfshiu qytetarët e vendit që ndryshimi për të mirë megjithatë është i mundshëm, doli i paprecedent në Kosovën e pasluftës. Vetëvendosje dhe LDK, menjëherë iu futen punës për ta çuar më tej besimin e qytetarëve. Për herë të parë, këto dy subjekte vendosën standard të ri demokratik në vend, përmes takimeve që kishin synim harmonizimin e një programi të përbashkët qeverisës, që shkon përtej mandatit 4 vjeçar. Relativisht shpejt, falë bashkëpunimit të mirë dypalësh, u arrit dakordim pothuajse komplet në vizionin qeverisës dhe fokusin e reformave në drejtësi, ekonomi, arsim, shëndetësi, siguri, sport, kulturë e diasporë. U pasua pastaj me takim në nivel liderësh për të ndërmarrë hapin e fundit para konstituimit të institucioneve, atë të alokimit të përgjegjësive në qeverisje. Në një masë, edhe falë gatishmërisë maksimale për kompromis të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe ky hap u kompletua me suskes. Kjo sepse në asnjë mënyrë nuk duhej lejuar zbehja qoftë edhe minimale e shpresave të qytetarëve për ndryshime rrënjësore.

Për momentin, duket se negociatat kanë ngecur, për arsye se në tavolinë kanë dalë kërkesa pa mbulesë, por jam shumë optimist që edhe kjo do të tejkalohet me maturi, dhe vendi do të bëhet shumë shpejt me institucionet që i ka votuar dhe kërkuar.

Natyrisht se ky standard krejtësisht i ri në politikbërje bashkë me kualitetin e premtimeve të bëra, e që përbën negacionin e përvojave të deritanishme të pazareve krejtësisht joparimore politike e në kurriz të vullnetit të qytetarëve, pashmangshëm ka futur në panik përfaqësuesit e “së vjetres” në politikë. Të ngazëllyer me ngecjet momentale, ata u sulën në sulme, duke provuar të bindin qytetarët që edhe kjo ngecje përbën luftë për pozita (e jo për ndryshim të mentatlitetit në politikbërje); që edhe këta janë “njësoj të këqij” si ata, që do dështojnë e të tjera.

Rezultati doli krejtësisht i kundërt. Nisur nga fraza e famshme, “Nuk ka asgjë më të fuqishme se sa një ide së cilës i ka ardhur koha”, qytetarët iu përgjigjën këtyre sulmeve me maturinë më të madhe të mundshme. Iu përgjigjën, duke treguar edhe më shumë mosbesim e neveri për këta përfaqësues të pazareve e shantazheve, dhe duke e shprehur shumëfish më të fuqishme mbështetjen për partitë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sondazhi i fundit i kontraktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, tek instituti kryesor për hulumtim të opinionit publik në vend tregoi fuqishëm bindjet e qytetarëve tanë dhe besimin që ata kanë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në, por edhe në programin tonë qeverisës. Ky sondazh është zhvilluar në javën e dytë të dhjetorit, me një mostër reprezentative prej 1069 respodentëve, duke u kujdesur për karakteristikat demografike të vendit (etnia, gjinia, mosha, vendbanimi)

Dua të ndaj me ju disa nga të gjeturat kryesore të këtij sondazhi:

1. Njësoj me bindjet tona (të përfaqësuara në programin e harmonizuar me LDK) edhe qytetarët kanë radhitur ekonominë, punësimin, krimin e organizuar e korrupsionin si dhe shëndetësinë si prioritetet kryesore të qeverisë së re.

2. Shumica absolute e qytetarëve e sheh Lëvizjen vetëvendosje si subjektin më adekuat për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin (60.5%); zvogëlimin e shpenzimeve qeveritare (57.7%); përmirësimin e gjendjes në shëndetësi (55.6%), rritjen e punësimit (55%) dhe zhvillimin ekonomik (50.9%)

3. Mbi 75% e votuesve besojnë që presidenti i vendit do duhej të ishte një kandidat konsensual, jashtë subjekteve politike,

4. Dhe natyrisht pyetja kryesore, nëse do të kishim zgjedhjetë dielën e ardhshme, kështu do të dukej rezultati për katër subjektet kryesore në katër variante të ndryshme:

a. Nëse merren parasysh votat e deklaruara atëherë renditja si dhe përqindja e votave për secilin subjekt do të ishte si vijon:

VV – 42.8%

LDK – 21.6%

PDK – 14.0%

AAK – 8.6%

b. Nëse merret parasysh vetëm vota e deklaruar e votuesve shqiptarë

VV – 44.8%

LDK – 22.6%

PDK – 14.7%

AAK – 9.0%

c. Nëse mirret parasysh vetëm vota e subjekteve shqiptare që e kalojnë pragun:

VV – 48.9%

LDK – 24.7%

PDK – 16.0%

AAK – 9.8%

d. Nëse fusim në kalkulim edhe diasporën, atëherë dallimi thellohet edhe më tej.

Mendoj se ky është mesazhi më i fuqishëm i mundshëm për secilin subjekt politik në vend.

Share37Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

(Mos)liberalizimi i vizave/ Bislimi fajëson opozitën!

June 24, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.