Ka përfunduar takimi ndërmjet ekspertëve të dy partive, Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi foli pas takimit ku temë kyçe ishin çështjet e sigurisë.
Njëra prej pikave kryesore që u dakorduan LVV dhe LDK ishte krijimi i një “Zyre Hetimore”, shkruan Indeksonline
“Do të formojmë një Zyre të Hetimit e cila do të ketë disa kompetenca.
-Luftën kundër krimit të organizuar
-Hetimin e krimeve politike
-Lufta kundër korrupsionit
-Komponentët e sundimit të ligjit, anti korrupsioni dhe konfiskimin e pasurisë të zyrtarëve.
-Për konfiskimin e pasurisë së paligjishme pa arsyetuar.
-Siguria e jashtme e brendshme dhe e jashtme e Kosovës.
Discussion about this post