
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i është kundërpërgjigjur Amerikës për kërkesë ndalimin e blerjes së armatimit nga Rusia.
Vulin ka thënë se Serbia blen armatim ku të do dhe i duhet armatimi për t’u mbrojtur.
“Serbia shtë vend i lirë dhe askush nuk guxon të përzihet se si ajo e pajis ushtrinë e saj. Armatimi është i nevojshëm për të mbrojtur veten.
Nuk ka asnjë arsye që ndaj Serbisë të zbatohen çfarëdo sanksionesh dhe jam i bindur se këtë nuk e kishte bërë asnjë vend, i cili e respekton të drejtën e Serbisë që vetë të vendosë për armatosjen e saj.
Nuk jemi koloni, kemi të drejtën të blejmë armatim nga vendet mike”, ka thënë Vulin./Gazeta Mejdani/