
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij në kuadër të mundësive është i gatshëm të ofrojë çfarë do ndihme në heqjen e pasojave me rastin e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë.
“Vështirë të parashikohen katastrofa të tilla dhe të ndalosh fuqinë e pamëshrishme të natyrës, por nëse Serbia mund të ndihmojë në çfarë do mënyrë, jemi të gatshëm ta bëjmë, në kuadër të mundësive tona, ofrojmë çdo lloj ndihme në heqjen e pasojave të tërmetit shkatërrues”, thuhet në letrën e Vuçiçit.
Ai përcolli letër ngushëllimi deri tek presidenti dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama, me rastin e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend.
“Me pikëllim i shohim pamjet e shkatërrimit në Durrës dhe vendet e tjera të Shqipërisë. Më lejoni që juve dhe familjeve të të vdekurve t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta si dhe t’iu shpreh bashkëndjenjën time me ata që kërkojnë të dashurit e tyre”, njoftohet nga Presidenca e Serbisë.
Në tërmetin që goditi Shqipërinë kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 300 të tjerë u lënduan./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post