Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thuhet se do të bëjë reagim publik ndaj tre vendeve ballkanike të cilat mbyllën hapësirën ajrore, për avionin e ministrit të jashtëm të Rusisë, i cili kishte paralajmëruar vizitë në Beogradin zyrtar më 6 dhe 7 qershor.
Siç raportojnë mediat e huaja, Vuçiq pritet që nesër në ora 20:30 të bëjë adresim për media në televizionin shtetëror serb, duke iu drejtuar edhe kombit të tij, lidhur me zhvillimet.
”Vuçiq do të bëjë deklaratë në televizionin shtetëror nesër në ora 20:30 dhe do të reagojë ndaj tre vendeve dhe vendeve perëndimore, që kanë marrë këtë vendim”, citohet të jetë thënë nga transmetuesi shtetëror serb.
Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin i cili do të transportonte kryediplomatin e Moskës për në Beograd të hënën me ç’rast rezultoi edhe me anulimin e vizitës së tij.