Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Ballkan

Vuçiq: Më presin takime të vështira në New York, jemi nën presion, SHBA-ja do të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës!

September 21, 2019
38
SHARES
2.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Vuçiq në SHBA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të hënën (23 shtator) do të mund të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në New York, ndonëse ende nuk është e sigurt nëse do të vijë deri te një takim i tillë. Lidhur me takimin e mundshëm me Trumpin, presidenti serb ka deklaruar edhe njëherë se SHBA pret nga Serbia njohjen e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serb, përcjell Telegrafi, përveç takimit të mundshëm me Donald Trumpin, është paralajmëruar se presidenti serb do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e jashtëm rus, Sergei lavrov.

Presidenti amerikan, Trump do të jetë nikoqir i takimit “Thirrja Globale për Mbrojtjen e Lirive Fetare”, që do të mbahet në East River në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të fillojë punimet një ditë më vonë, të martën 24 shtator.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se ftesat për të marrë pjesë në takim u janë dërguar krerëve të delegacioneve, kurse presidenti Vuçiq, i cili udhëheq delegacionin serb në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB, të premten njoftoi për mundësinë e një takimi të shkurtër në New York me njeriun e parë të Shteteve të Bashkuara.

Ai shpjegoi se nëse do të vinte deri te takimi, ai do të jetë i shkurtër, por se “çdo minutë me Presidentin e Amerikës është i vlefshëm”.  Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Shoh se shqiptarët do të mburren se ishin atje, se u takuan me presidentin Trump, por nuk e bënë. Prandaj, nuk e di nëse duhet të shkojmë ne dhe të aktrojmë se se biseduam për disa orë, por në fakt arritëm të bëjmë fotografi dhe të flasim një minutë”, shpjegoi Vuçiq.

Telegrafi shkruan se përveç një takimi të mundshëm me presidentin Trump, kreun e shtetit serb në New York javën e ardhshme e pret një mori takimesh të rëndësishme me liderët botërorë, me të cilët, siç vlerëson ai,  bisedimet do të jenë të vështira, pasi Kosova do të jetë temë kryesore.

“Nuk mund t’i pranoj qëndrimet se takimi me dikë, vetëm pse është një emër i famshëm, është i lehtë për ne. Jo, këto janë takime të vështira sepse po flisni me përfaqësuesit e fuqive kryesore që kanë njohur Kosovën e pavarur. Të gjitha këto vende, sikurse edhe SHBA-ja, qëndrojnë fort në këtë pozicion. SHBA presin që Serbia, siç e keni parë në letrën e Presidentit Trump, të njohë pavarësinë e Kosovës. Le të mos e mashtrojmë popullin. Në një formë më të butë, ose këtë do ta lënë në fund të dialogut, të njëtën do ta thonë edhe vendet e tjera perëndimore që kanë njohur Kosovën. Kështu qëndrojnë gjërat në Perëndim. Çfarë po bëjmë ne ndërkohë:  të tregojmë pozicionin tonë”, tha Presidenti i Serbisë.

Për një takim me presidentin serb, mediat serbe shkruajnë se ka insistuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ndonëse ajo do të qëndrojë në New York vetëm për një ditë e gjysmë.

“Kjo më befasoi dhe unë jam mirënjohës për këtë lloj vëmendjeje. Do të kem edhe një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Në SHBA ka udhëtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kurse ndalesa e tij e parë ishte Iowa, ku vizitoi pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat janë duke u stërvitur në Gardën Kombëtare. Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe do të marrë pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. /Gazeta Mejdani/

Share8Tweet

Related Posts

Rama, Vuçiqi dhe Zaevi sërish i bëjnë ftesë Kosovës t’i bashkëngjitet ‘Open Balkans’!

December 21, 2021

Kurti për gazetën ‘Pobjeda’: Vuçiq nuk po e përmend më ndarjen, po kërkon ‘bosnjëzimin’ e Kosovës!

December 6, 2021

Vazhdojnë parashikimet tronditësë për një katastrofë të re ballkanike: Çfarë kanë kuptuar amerikanët për Serbinë dhe cili është skenari i Vuçiqit?

October 24, 2021

‘Bota serbe’ – një koncept që po e nervozon Ballkanin!

October 22, 2021

Biden zbulon tri arsyet se pse kandidoi për president të SHBA-së!

October 22, 2021

‘Çmendet’ Vuçiq: Akuzon NATO-n për plagosjen e Sofronijeviqit dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

October 16, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.