Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin dhe temë kryesore ishte Kosova.
Vuçiq tha se ai ishte mirënjohës ndaj Rusisë për mbështetjen e saj.
Gjatë një konferencë të përbashkët me presidentin rus Valdimir Putin, Vuçiq tha se ai i kishte përcjellë kreu të shtetit rus “pritjet e ulëta për të ardhmen në lidhje me negociatat me palën shqiptare”.
“Para së gjithash, duke pasur parasysh deklaratat, njoftimet dhe përpjekjet e tyre për të nxitur njohjen e mëtutjeshme të pavarësisë së Kosovës pa presion shtesë, dhe Serbia të mos marrë asgjë,” tha Vuçiq.
Kjo, tha ai, nuk është as e mundur dhe nuk do të ndodhë, shkruan B92, transmeton lajmi.net
Ndërsa, Putin tha se qëndrimi i Rusisë për Kosovën ishte i pandryshuar dhe se rezoluta duhet të bazohet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.
Siç tha ai, Rusia është e gatshme të mbështesë në një zgjidhje të mundshme kompromisi për problemin e Kosovës, nëse kjo arrihet mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe se Rusia “do të jetë në anën e Serbisë”.
Ai theksoi se “Rusia është për një zgjidhje paqësore të krizës së Kosovës, respektimin e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë, si dhe për respektimin e duhur të të drejtave të të gjitha grupeve etnike”.
Vuçiq po ashtu theksoi se është mirënjohës ndaj Putinit për angazhimin e tij personal.
“Nëse Putini do të merrte vendimin në 1999, ne kurrë nuk do të ishim të bombarduar,” tha Vuçiq.
Discussion about this post