Aleksander Vuçiq ka mbajtur sot një konferencë për media në Serbi. Kryeministri serb ka thënë se është befasuar shumë nga një deklaratë e Avdullah Hotit i cili ka deklaruar se është biseduar në Bruksel për marrëveshjen me Serbinë.
“Jam befasuar shumë nga një deklaratë e Avdullah Hotit se po përgatitet një marrëveshje në Bruksel. Ne nuk dim asgjë për këtë, por do të kërkojmë të respektohet ajo çfarë është nënshkruar para disa vitesh pikërisht këtu në Bruksel” ka thënë Vuçiq.
Kryeministri serb ka bërë të ditur poashtu se drejtori i Zyrës, Marko Gjurić, është sot në Bruksel për bisedime teknike.
“Gjuriq është në Bruksel për bisedime teknike. Ne jemi të gatshëm të hapim arkivat, por i kërkojmë edhe Prishtinës zyrtare ta bëj të njëjtën gjë” ka deklaruar kryeministri serb.