
Sot, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, falënderoi Presidentin rus Vladimir Putin, Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov për mbështetjen që i dhanë Serbisë teksa po luftonte për të drejtat e saj në Washington.
Vuçiç i tha TV Pink se ishte i kënaqur me marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë dhe vlerësoi se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe normale.
“Falenderime Putinit, por edhe Lavrovit dhe Peskovit për deklaratën e sotme në të cilën ai jo vetëm që foli për marrëdhëniet vëllazërore, por edhe për besimin dhe mbështetjen e plotë që Rusia i jep udhëheqjes serbe,” tha Vuçiç.