
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur të dielën se ka përfunduar semestrin e parë në Shkollën e Lartë të Sporteve me katër provime të mbajtura.
Vuçiq shkroi në profilin e tij në Instagram se ka marrë tri dhjetëshe dhe një nëntëshe dhe se i vjen keq që nuk mundi të luftojë për dhjetëshen e katërt.
Sipas Vuçiq, kushti për marrjen e notës më të lartë është prezenca fizike dhe kryerja e ushtrimeve, për të cilat, megjithatë, ai nuk kishte kohë.
“Nuk më vjen keq, unë e shfrytëzova atë kohë për të ndihmuar qeverinë tonë për të blerë vaksina për qytetarët e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Vuçiq, duke publikuar një foto me indeks të hapur.

