Vëllai i mbrojtësit të Tottenhamit, Serge Aurier, është qëlluar për vdekje sot në 5 të mëngjesit, raporton “The Sun’.

Ngjarja ka ndodhur në Toulouse të Francës, ndërsa dorasi ende është në arrati. Banorët kanë njoftuar policinë pasi e kanë gjetur Christopherin 26-vjeçar të shtrirë përtokë.
Mësohet se vëllai i Aurierit është qëlluar në stomak, ndërsa dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
