
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell, ndërsa vende-vende parashihen riga shiu.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s.