
Është një moment historik emërimi i 5 grave të mahnitshme si ministre”
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për postin e ri të saj në krye të Kuvendit të Kosovës.
Çitaku gjithashtu e cilësoi si moment historik faktin se në krye të pesë ministrive janë pesë gra të mahnitshme..
“Parlamenti i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e re, Vjosa Osmani. Vjosa është gruaja e parë që shërben si Kryetare e organit më të lartë legjislativ në Kosovë. Është një moment historik emërimi i 5 grave të mahnitshme si ministre”, ka shkruar Çitaku.