Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Uashington.
Për këtë edhe është hapur mundësia që PDK-ja, ta propozoj Vlora Çitakun për presidenti.
Emri i saj është diskutuar edhe në strukturat e PDK-së, si emër për presidente.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se nuk është kundër emirit të saj por që duhet ende konsensuse.
“Mendimi jem personal, nuk jomë kundër një propozimi të tillë por zgjedhja e Presidentit kërkon një konsensus pak më të gjerë, ai që i merr votat ai zgjidhet”, ka thënë ai.
Haki Rugova që është edhe kryetari i Istogut, ka thënë se është diskutuar që Partia Demokratike e Kosovës, të behët pjesë e qeverisë Hoti, raporton mediat.
“Nuk e kemi diskutua këtë çështje, në kryesi nuk e kemi hap temën e koalicionit si çështje e kemi hap por s’kemi diskutua asgjë më shumë. Nuk kemi diskutua as për ndarje të posteve për mundësin e koalicionit janë diktua por s’ka marr vendime pasi vendimet marrën nga këshilli i përgjithshëm”, ka thënë ai.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë publike kandidaturën e Ramush Haradinajt për President të Kosovës.