Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar prof. dr. Bardhyl Çaushin, i cili ishte kidnapuar nga forcat serbe në vitin 1999 dhe eshtrat e tij ishin gjetur gjashtë vjet më vonë.
Osmani ka thënë se Çaushi, pjesën dërmuese të jetës së tij ia ka kujtuar drejtësisë.
“21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t’iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005. Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t’i nënshtrohet drejtësisë”.
“Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato! profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme. 21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë! I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!”, ka thënë Osmani./Gazeta Mejdani/