Nënkryetarja e LDK’së dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani po thotë se nuk ka asnjë informacion lidhur me hapat që po merr partia e saj për krijimin e qeverisë, në rast se presidenti ja kalon të drejtën për mandatarin partisë së dytë.
Osmani tha para mediave se është tërësisht e painformuar sepse nuk po e ftojnë nëpër takime.
Ajo shton se ky qëndrim i anëtarëve të partisë karshi saj ka filluar qysh para se të votohej mocioni.
“Jam tërësisht e painformuar unë sapo e dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këtë përpjkje në të cilën unë nuk jam ftuar por që nuk është asgjë e re ka një kohë të gjatë edhe para mocionit ka shumë takime që nuk jam ftuar nuk jam konsultuar besoj që edhe ju mund të keni më shumë informata, për refuzimin duhet t’i pyesni personat që janë të kyçur në këtë temë, skam diskutuar në askënd askush ska diskutuar me mua”, ka deklaruar ajo.