Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e heqjes së vizave, pas shumë vitesh izolim.
Osmani ka shkruar se ky vit po fillon mbarë, me liri të lëvizjes.
Ndryshe sot 50 qytetarë janë nisur drejt Vjenës nga Aeroporti i Prishtinës, të cilët fituan këtë mundësi përmes fushatës së Qeverisë për liberalizimin e vizave.