Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Vjen reagimi i partive shqiptare në Maqedoni e Veriut pas paralajmërimit të Kurtit për hapjen e VV-së!

June 13, 2020
11
SHARES
866
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
ziadin sela-ali ahmeti

Ka kohë që flitet për hapjen e Vetëvendosjes në Maqedoni të Veriut. Megjithatë, një gjë të tillë dje e konfirmoi vetë lideri i VV-së, Albin Kurti nga sheshi i Prishtinës.

Megjithëse shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu gëzuan këtij lajmi dhe u kjo u vërejt nga reagimet në rrjetet sociale, disponim krejt të kundërt po del të kenë partitë politike shqiptare.

Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar Ali Ahmetin, ironizuan me paralajmërimin e Kurtit për hapjen e VV-së në Maqedoni. Të pyetur se si e komentojnë fjalimin e djeshëm të Kurtit dhe se a e shohin si konkurrent VV-në në Maqedoni në rast se garon në zgjedhjet e ardhshme, nga BDI-ja u thanë:

“Nuk e kemi degjuar, kemi qene te angazhuar me kryeministrin e pare shqiptar dhe shendetin publik”, ishte përgjigja e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në pyetjen nëse e shohin si konkurent Albin Kurtin në Maqedoni, nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit thonë se fokusi i tyre tani është në zgjedhjet parlamentare që po afrohen, duke synuar fitoren. Ndërkaq, thonë se i urojnë sukses Kurtit në garë politike nëse ka iniciativë të tillë.

“Tani jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe Lëvizja BESA është e përkushtuar në fitoren e zgjedhjeve dhe jemi të gatshëm të qeverisim me vendin në mandatin e ardhshëm. Nëse ka iniciativa të tilla konkrete ne i urojme suksese” thonë nga Lëvizja Besa.

Të heshtur nga Aleanca për Shqiptarët. Edhe pse kërkuam qëndrim në lidhje me paralajmërimet e Albin Kurtit për hapjen e VV-së në Maqedoni të Veriut, funksionarët e partisë së Ziadin Selës nuk e panë të arsyeshme të përgjigjen.

Por nga Alternativa e Afrim Gashit, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Aleancën e Selës, thonë e mirëpresin nisëm e Kurtit. Ata madje thonë se për shkak të raporteve të mira me VV-në, Kurtin e shohin një bashkëpunëtorë me të cilin do të dëshironin të bashkëpunonin dhe se nuk e shohin si konkurrent.

“Ne e përshëndesim nismën e Albin Kurtit për shtrirjen e Vetëvendosjes edhe tek ne. Mendojmë se kjo mund të jetë një rritje e cilësisë së jetës politike në vendin tonë. Duke i pasur në konsideratë marrëdhëniet tona të mira me VV-në, besoj se kjo do të jetë një ndihmesë edhe në përpjekjen tonë për ndryshimet e shumëpritura edhe te ne. Albini nuk është konkurrent për ne. Ai është një bashkëpunëtor dhe mik që do ta preferonte secili” thonë nga Alternativa e Afrim Gashit.

Përgjigje për këtë çështje nuk morëm as nga PDSH-ja e Menduh Thaçit. Ndërkaq të tre partitë politike shqiptare, BDI, Besa dhe Alternativa u përgjigjen negativisht në pyetjen nëse Albin Kurti e ka diskutuar paraprakisht me politikanët shqiptarë nga Maqedonia, nismën për hapjen e VV-së në Shkup.

Albin Kurti ishte prezent në Maqedoni gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe mbështeti fuqishëm Blerim Rekën si kandidatin e vetëm shqiptar për President, kandidat ky që mbështetej edhe nga dy partitë tjera shqiptare në Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Por në Maqedoni në këto zgjedhje parlamentare që pritet të mbahen në korrik, ka rrethana të tjera politike. Nga njëra anë është BDI-ja e Ali Ahmetit e cila synon kryeministrin e parë shqiptar, nga tjetra është Lëvizja Besa e cila ka ngritur kauzë për multietnicitet dhe ka bërë koalicionin e parë parazgjedhorë mes një partie shqiptare dhe asaj maqedonase, ndërsa në mes kanë koalicionin që synon ndryshimin, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. PDSH-ja e Menduh Thaçit do të garon e vetme në zgjedhje. Nuk dihet nëse Kurti do jetë prezent edhe gjatë këtyre zgjedhjeve në Maqedoni dhe nëse do të mbështes dikë nga këto parti ose koalicione që i përmendëm më lartë. 

Share8Tweet

Related Posts

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Më në fund e pranon edhe Blerim Latifi: Grenelli ishte njeri i Vuçiqit, Kurti kishte të drejtë, jo ai!

April 4, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.