
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Fatmir Limajt se VV-ja do ta kallte Kosovën në rast se do t’i ndodhte fati i njëjtë si i tyre.
“Imagjinojeni që t’i kish ndodhë kjo Vetëvendosjes, ata e kishin kallur Kosovë, ndërtesën e KQZ-së. Paramendojeni të ishin m’var për 60 vota fitorja e VV-së, çfarë do të kishte ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar dje në një emision televiziv.
Ndërsa, deputetja nga Peja reagoi përmes një shkrimi në Facebook duke dhënë shembullin e partisë “ORA”.
“Kryetari i Nismës, dikur zyrtar i lartë i PDK-së, nuk e kishte pa të arsyeshme me reagu në situatën e ngjashme kur partia reformiste ”ORA” nuk e pati kaluar pragun. Sidomos nga fakti se për dallim nga tani, atëherë kishte pasur vjedhje “industriale” të votës e që dihet botërisht. Përkundrazi, sot, ai të paktën mundet me i falënderu aktivistët e Vetëvendosjes gardianët e votës që ishin më këmbëngulësit për të mbrojtur votën e të gjitha subjekteve politike pa dallim”, ka deklaruar ajo. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post