
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:35 të mëngjesit në shitoren e armëve të zjarrit “Katana” në Viti, raporton Gazeta Sinjali.
Merret vesh nga burimet brenda policisë se persona të panjohur me mjet të fortë e kanë thyer drynin dhe kanë depërtuar brenda në këtë shitore.https://central-beta.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Lajmin e ka konfirmuar edhe pronari i kësaj shitore, Ardian Ibrahimi i cili ka thënë se për momentin ndodhet në stacion policor dhe se dyshon se nga lokali i tij më shumë janë vjedhur pistoleta.
Gjithashtu Gazeta Sinjali merr vesh se një automjet i tipit ‘Jeep x5’, ngjyrë e gjelbër është parë duke lëvizur në atë zonë gjatë kohës kur ka ndodhur vjedhja.