Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Viktor Orban i Hungarisë refuzon hapur Perëndimin!

September 23, 2020
5
SHARES
934
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Viktor Orban

Në një ese Viktor Orban ankohet për “çoroditjen” e perëndimit. Ai është gati të luftojë BE, përhap teori konspirative, dhe shfaq mbështetjen për presidentin, Donald Trump në fushatë.

Për shkak të pandemisë së Coronës, kryeministri hungarez, Viktor Orban duhet të hiqte dorë këtë herë nga skena e madhe. Në vend të daljes si çdo vit në universitetin e verës, Baile Tusnad kryeministri nacional-konservator publikoi një ese programatike politike të hënën në gazetën ditore Magyar Nemzet. Ai i thotë jo perëndimit liberal. “Perëndimi e ka humbur atraktivitetin e tij nga pikëpamja e Europës Qendrore.” Modelet jetësore të perëndimit liberal, të hapur ndaj botës dhe të lindjes së krishterë konservatore janë papajtueshme me njëra-tjetrën. Afrimet politike të të dy kampeve, si për shembull në Austri dhe Gjermani mes kristiandemokratëve dhe Të Gjelbërve, Orban i shikon si “pervertim”.

Botëkuptimet e ndryshme po e përçajnë edhe më shumë Bashkimin Europian në drejtimin e politikës ekonomike, sipas Orban. Hungaria dëshiron së bashku me aleatët e saj në rajon të përqëndrohet tek aftësia e konkurrencës në BE. Shumica në Bruksel e pengon këtë konkurrencë, sepse ndër të tjera ata ndjekin qëllimet e klimës deri në “absurditet” dhe synojnë një shoqëri multikulturore, thotë ai.

Edhe politikën edukative të perëndimit e kritikon kryeministri hungarez, si të papajtueshme me shtetet e krishtera konservatore. “Qëllimi i arsimit tonë është që nga fëmijët tanë të bëhen patriotë, që traditat tona të trashëguara t’i japin më tej.” Shkollat duhet të konfirmojnë atë identitet seksual tek fëmijët ” të cilin krijuesi ua ka dhënë me lindjen”, dhe të mbrojnë fëmjët nga “ideologjia gjinore” dhe “propaganda e ylberit”.

Orban ashpërson tonin dhe përhap teori konspirative

“Perëndimi e ka humbur atraktivitetin e tij nga pikëpamja e Europës Qendrore”, thotë Orban. Aleatë ideologjikë? Viktor Orban (nga e majta), kryeministri çek, Andrej Babis, ai polak, Mateusz Morawiecki dhe sllovak, Igor Matoviç

Prej vitesh përsërit Orban dhe partia e tij Fidesz, se konservatorët europianë i kanë tradhtuar idealet e një Europe të krishterë. Si arsyetim, ai përdor të njëjta teori konspirative. Edhe në esenë e tij programatike, ai pretendon, se institucionet e BE i shërbejnë “George Sorosit dhe njerëzve të tij”, jo qytetarëve të Europës. Miliarderi amerikan punon së bashku me “elitën e Brukselit”, “mediat ndërkombëtare” dhe “organizatat e shoqërisë civile të maskuara si OJQ” në shkatërrimin e shteteve kombëtare dhe qeverive nacional-konservatore. Edhe teorinë e preferuar në qarqet ekstremiste të djathta të “shkëmbimit të popullsisë” e përdor Viktor Orban. Një “elitë globale” dëshiron të arrijë “shoqëri të përhapura me etni të përziera duke e përshpejtuar me ardhjen e emigrantëve.”

Javët e kaluara, Orban e ka ashpërsuar tonin ndaj kundërshtarëve të tij. Kjo mund të lidhet edhe me atë që në javët e fundit numri i rasteve me Corona në Hungari ka shënuar rritje. “Orban ka shumë frikë se mos humbet popullaritetin nga pandemia e Coronës dhe kriza ekonomike”, thotë politologu, Peter Kreko nga Instituti i Budapestit, Political Capital në bisedë me Deutsche Wellen. Edhe për këtë arsye ai e kufizoi në muajt e fundit lirinë e shtypit me kompetenca të posaçme në kuadër të pandemisë dhe shkurtoi fondet e opozitës, thotë Kreko.

Së fundmi grupet parlamentare në Parlamentin Europian kanë bërë të ditur, se buxheti i BE së bashku me miliardat për Coronën do të miratohet, vetëm nëse lidhet me respektimin e rregullave të shtetit ligjor- Orban e shikon këtë në esenë e tij si “shantazh” dhe bën të ditur, se në këtë rast nuk do ta miratojë atë. Por politologu Kreko nuk beson në veton e Orbanit. Ai ka interes për ndihmat e shpejta financiare të BE. Megjithatë marrëdhënia e Hungarisë me BE është e dëmtuar. Nga viti 2019, partisë Fidesz i është pezulluar anëtarësia në partitë popullore europiane, PPE.

Protesta në Budapest kundër ndikimit politik tek portali mediatik hungarez, Index, 24.07.2020

Mbështetje për Donald Trump

Viktor Orban i kërkon aleatët në anën tjetër të Atlantikut. Në esenë e tij, ai deklaron si kryetari i parë i një qeverie të BE mbështetjen e tij për rizgjedhjen e Donald Trumpit. “Imperializmin moral” të demokratëve amerikanë ai nuk e pranon, thotë Orban. Megjithë afrimin e Orbanit me Kinën e Rusinë, duket se marrëdhëniet me Uashingtonin po përjetojnë ditët më të mira. Administrata e Trumpit ftoi Peter Szijjarto si të vetmin ministër të Jashtëm nga BE në nënshkrimin e marrëveshjes së afrimit mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit në Shtëpinë e Bardhë. Në fund të ceremonisë, Szijjarto e propozoi Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes.

Politologu, Peter Kreko thotë, se Orban dhe Trump nuk janë të afërt vetëm në retorikë dhe nga ana politike. “Brenda BE nuk ka shumë vetë që e mbështesin hapur politikën e Trumpit.” Por në plan afatgjatë, afrimi i Orbanit me Kinën dhe Rusinë mund ta dëmtojë marrëdhënien me Trumpin. Eksperti e vlerëson si “një ekuilibër të rrezikshëm dhe të brishtë” politikën e jashtme hungareze. Pra shpallja e luftës perëndimit mund të jetë goditje me efekt prapaveprues për Orbanin, mendon politologu Kreko. Edhe nëse Trump i fiton zgjedhjet në nëntor.

ShareTweet

Related Posts

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022

Sërish kërcënon Rusia: Presioni i Perëndimit nuk mund të na ndalë!

March 14, 2022

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen të tjerët!

December 30, 2021

Arnaut Pasha: s’e njeh Shqipëria, e nderon Hungaria!

December 10, 2021

Për 11 muaj, eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në 80 miliardë dollarë, vetëm Gjermanisë mbi 17 miliard euro!

December 6, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.