
Zv. Kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Gllogjan të Decanit.
Sonte tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri drejt një autobusi që po transportonte nxënësit në Gllogjan.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Gllogjan Plagë pas plage, edhe një lajm shumë shqetësues, këtë rradhë nga Deçani i Kosovës. Zot, fal mirësi dhe paqë në zemrat e njerëzve! Ngushëllime familjeve të viktimave, dhimbje për të gjithë ne, shërim për të lënduarit