Një video e cila më parë nuk ishte publikuar dhe ka të bëjë me sulmin terrorist në Banjskë të veriut, po bën bujë në rrjetet sociale, shkruan Klix.ba.
Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupit terrorist, që në një moment e braktisin mikun e tyre me gjasë të plagosur – duke e lënë të vetëm në pyll.
Kujtojmë që një javë më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka ndodhur një sulm nga një grup terrorist serb, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.