RTK përcjellur nga Periskopi shkruan se avokati i njohur Tomë Gashi i cili publikisht e mbështetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, ka shqelmuar sonte paratë e një lypësi në qendër të Prishinës.
Sipas asaj që lexojmë në këtë portal, Tomë Gashi i cili shpesh angazhohet nga VV në raste gjyqësore, është inçizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.
Një qytetar që e ka filmuar këtë ngjarje të pahijshme ka treguar se avokati Gashi ka poshtëruar lypësin me fjalë të ndyra dhe e ka shqelmuar një peckë që mbante disa centa që lypësit ia kishin dhuruar qytetarët.
Pa dyshim është një gjest i turpshëm dhe jonjerëzor, shkruan Periskopi, përcjell RTK.