
Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme, 6.8 ballë.
Bilanci i viktimave dhe numri i të plagosurve sa vjen e rritet, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënojat e objekteve që janë shembur.
Një histori dramatike raportohet në rrjetet sociale dhe mediat turke.
Nga grupet e kërkim-shpëtimit një baba është gjetur përmbys ndërsa mbante nën krahët e tij fëmijët. Për fat të keq babai ka ndërruar jetë por nuk dihet fati i fëmijëve.
Mijëra persona kanë postuar videon nga gjetja e babait, për të cilin thuhet se u bë si çati për të shpëtuar fëmijët.
“Një baba që mbron fëmijët e tij pas tërmetit duke u pozicionuar si çati për t’i mbuluar ata, duke qëndruar nën të gjithë blloqet e mbetura të ndërtesës …. Baballarët tanë ,” shkruan dikush.
“Një baba që ishte nën mbulim me fëmijët e tij nën rrënoja … Zemra ime vajton. Shtëpitë e njerëzve janë shkatërruar, rrugët e fshatit janë të mbyllura, nuk ka transport”, janë dëshmitë rrënqethëse të tërmetit tragjik, që duket se ka përmasa tragjike, si në vendin tonë pak muaj më parë. /NOA.al/