
Pas suksesit që pati ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj në bashkimin e shqiptarëve dhe daljes së tyre me një listë në zgjedhjet parlamentare, kjo nuk i ka pëlqyer kryetarit të PDSH Ragmi Mustafa, i cili për tre mandate shërbeu si kryetarë i Preshevës.
Në një intervistë para disa ditësh që nuk ka gjetur jehonë, dhënë për një TV lokal, ai nuk le gjë pa thënë për ministrin Cakaj.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare i Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa në nje medium lokal sërish e ka quajtur Genc Cakajn një kalama. Ai tha se duke pasur parasysh moshën e tij që ‘është dy fish i moshës sime absulotisht konsideroj se mund te jete edhe biri im në këtë fushë, kam të drejt ta quaj ashtu. Mustafa konsideron se jo vetëm në moshë por edhe në politikë Genc Cakaj është adoleshent.
“Kjo shprehje i takon një kalamai dhe një adoleshenti jo vetëm në moshë por fund e krye politik. Kush mund ta shpjegoj arsyeshmërinë që të nxitohet ai që në javën e trete të dhjetorit formimin e ‘Listës Unike’ të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, kur akoma nuk ka vendosur asnjë subjekt politik shqiptar qoftë pozitë qoftë opozitë në serbi që të dali në zgjedhje, e të bisedojnë për të. Si është e mundur kjo”, thotë Mustafa.