
Manastiri i Virgjëreshës (Sumela), një vepër madhështore në Turqi, u rihap pas përfundimit të punës restauruese që vijonte prej vitit 2015.
Kjo vepër në zonën e Detit të Zi, e cila datohet në shekullin IV, është ndërtuar 1.200 metra mbi nivelin e detit. Katedralja më se 1.600-vjeçare ndodhet mbi shkëmbinj rreth 300 metra sipër një lugine magjepsëse.