
Këtë pasdite kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Thumanës, së bashku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa prej orëve të paradites atje ndodhet zv.kryeministri Erion Braçe.
Familjarët që kanë shpëtuar janë ende në ankth dhe të dëshpëruar, të mbajtur nga një fije shpresë se në mesin e rrënojave, të afërmit e tyre të zemrës do të dalin gjallë.
Një grua e cila ka prej mëngjesit që pret të mësojë për fatin e vëllait të saj dhe nuses së tij, ka shpërthyer në lot ankti dhe frike për të mësuar fatin e të dashurve të saj.
Discussion about this post