Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në lokalin “Gizzi Grill” në Veternik.
Ashtu siç raportoi Indeksonline, nga kjo përleshje dyshohet të ketë edhe të plagosur.
Lidhur me këtë rast IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, ku thuhet se pas përleshjes personat në fjalë kanë dalur jashtë lokalit dhe kanë përdorur armë zjarri.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njësitet kompetente policore po merren me rastin.
“Sot rreth ores 06:00 ne stacionin policor Jugu ne Prishtine,eshte iniciuar nje rast Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm. Rasti ka ndodhur ne nje lokal ne lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pas nje perleshje fizike mes disa personave, te cilet pasi kane dale nga lokali kane perdore edhe arme zjarri. Njesitet kompetente policore po merren me rastin. Për çdo te re rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.