mbrëm është hedhur në flakë vetura policit shqiptar në Preshevë. Është kjo hera e dytë, polici i Preshevës Alban Behluli ishte në shënjestër të ketij sulmi, të cilët ju ishte gërvishur vetura disa vjet më parë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te gazetes “Kurir”
Këtë herë sulmi ishte shumë më serioz dhe më i ashpër, kështu që më 20 shtator, makina e tij u vu zjarr para shtëpisë së familjes. Në vazhdën e këtij sulmi të rëndë, eksperti i sigurisë Ilija Zivotic, i cili është edhe presidenti i IPO Serbia, thotë se është një situatë e rrezikshme dhe autorët duhet të gjenden dhe të ndëshkohen rëndë.
“Situata, e parë disa herë më parë, për fat të keq është përsëritur, me kriminelët duke u vënë zjarr automjeteve private për oficerët e policisë, si një formë hakmarrjeje për angazhimin e tyre në punë. Kjo është një situatë e rrezikshme duke pasur parasysh vendndodhjen e zjarrvënies. Sepse janë oficerët e policisë që nuk janë të përkatësisë serbe në jug të Serbisë ata që i japin një rëndësi të veçantë përpjekjeve të qeverisë serbe dhe Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë pas shkatërrimit të rebelimit të tentuar nga anëtarët e organizatës terroriste OVPMB ” ka thëne Zivotic për mediat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Ai thotë se është e nevojshme të hetohet me kujdes nëse kjo sulm ndaj pasurisë ka një reagim kriminal, nëse është hakmarrje për punën e bërë me ndërgjegje të policisë apo nëse është kërcënim i oficerëve të policisë të kombësive të tjera nga një lëvizje separatiste.
“Unë nuk do të tingëlloja e frikshme, por ajo filloi në Kosovë në vitet 1990 kur terroristët detyruan policët besnikë shqiptarë të linin MUP-in serb…” ka thene ne fund eksperti i sigurisë Ilija Zivotic, i cili është edhe presidenti i IPO Serbia/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post