![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2022/04/Putin-Guterres.jpg)
Në kohën kur Rusia po përdor agresionin për të kryere gjenocid, duke vrarë edhe fëmijët e civilët e pafajshëm ukrainas, presidenti i saj Vladimir Putin ka gjetur kohë që disa herë brenda takimit me shefin e OKB-së të përmend Kosovën dhe ta krahasojë shpalljen e pavarësisë së saj me zhvillimet në Ukrainë.
Kjo nuk është hera e parë që Putini e përdor Kosovën duke e përmendur në relacion për të krahasuar me gjendjen në Ukrainë, për t’i aneksuar dy rajone të saj.
Ai gjatë takimit me sekretarin përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka përdorur edhe një herë pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.
“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’. Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precdenti ekziston”, ka thënë Putin gjatë këtij takim.
Në anën tjetër, Guterres duke tentuar të gjejë arsyetim përballë Putinit, thotë se OKB-ja megjithatë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Para së gjithash, Kombet e Bashkuara nuk e kanë njohur Kosovën”, është përgjigjur Guterres.
Mirëpo Putin ka vazhduar tutje, duke thënë së OKB-ja nuk e ka njohur, por Kosovën e ka njohur si shtet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.