Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

VIDEO/ Kim Jong shpërthen në lot derisa po i kërkonte falje Koresë së Veriut për ‘dështimet e tij’!

October 12, 2020
5
SHARES
330
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kim Yong

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shpërtheu në lot ndërsa lëshoi një ndjesë të rrallë për dështimin e tij për të drejtuar vendin nëpër kohë të trazuar, të përkeqësuar nga shpërthimi i coronavirusit.

Duke folur në një paradë të madhe ushtarake të mbajtur në fundjavë për të shënuar 75 vjetorin e partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim hoqi syzet dhe fshiu lotët – një tregues, thonë analistët, e presionit në rritje ndaj regjimit të tij, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

“Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta bëj këtë gjithnjë në mënyrë të kënaqshme”, ka thënë ai, sipas një përkthimi të komenteve të tij në Korea Times. “Më vjen shumë keq për këtë”.

Duke cituar gjyshin dhe babanë e tij – dy udhëheqësit e mëparshëm të Koresë së Veriut – Kim vazhdoi: “Edhe pse mua më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e të mëdhenjve Kim Il-sung dhe Kim Jong-il, falë besimit të të gjithë njerëzve, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të çliruar njerëzit tanë nga vështirësitë në jetën e tyre”.

Ndërsa parada në kryeqytet, Pyongyang, paraqiti zbulimin e pritur të një rakete të re balistike ndërkontinentale dhe pajisjeve të tjera ushtarake, analistët thanë se Kim kishte përdorur një pjesë të konsiderueshme të fjalës së tij për të “bashkëndjerë” me popullin e Koresë së Veriut.

Adresimi i tij, siç thuhet më tej, ishte i mbushur me fjalë ogurzeza të tilla si “sfida të mëdha” dhe “katastrofa të papara”.

Po sipas The Guardian, Koreja e Veriut ka parë tregtinë me Kinën – deri tani partneri i saj më i madh ekonomik – të bjerë në mënyrë dramatike për shkak të mbylljes së kufijve në përgjigje të pandemisë, megjithëse Pyongyang këmbëngul se nuk ka regjistruar një rast të vetëm të virusit.

Dhe vitet e sanksioneve ndërkombëtare në përgjigje të programeve bërthamore dhe raketore të Kim, plus dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, vetëm sa i kanë shtuar vështirësitë e tij.

“Është e rëndësishme të shikojmë pse ai ka gjetur të derdhë lot në një rast të tillë”, i tha Hong Times, drejtori i divizionit të Koresë së Veriut në Institutin Koreane për Bashkimin Kombëtar. “Nën mesazhin e tij, mund të kuptohet që Kim po ndjen shumë presion mbi udhëheqjen e tij”.

Pavarësisht nga prania e trupave, raketave, tankeve dhe provave të tjera të fuqisë ushtarake në rritje të Koresë së Veriut, Kim ofroi “mbështetje” për njerëzit në të gjithë botën që vuajnë si rezultat i COVID-19 dhe shprehu shpresë për një përmirësim të lidhjeve me Korenë e Jugut.

Çfarë ka rënë në sy gjithashtu është fakti se Kim paralajmëroi në fjalimin e tij se ai do të “mobilizonte plotësisht” forcën e tij bërthamore nëse kërcënohej, por shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit.

ShareTweet

Related Posts

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021

Çfarë ndodh nëse qani shpesh? Mësoni se si ndikon ky proces tek ju!

December 14, 2020

Ja çka u thuhet fëmijëve në Korenë e Veriut për Kim Jong-un!

September 9, 2020

Korea e Veriut këshillon qytetarët të hanë këtë kafshë, nga kriza e shkaktuar në ushqime prej coronavirusit

July 22, 2020

Imazhet satelitore zbulojnë bazat e fshehta nëntokësore tejet të sofistikuara të Kim Jong-Un!

June 19, 2020

Cila është e vërteta rreth Liderit Korean Kim Yong Un, pas spekulimeve se ka vdekur!

April 29, 2020
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.