Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje e mirë, të tjerë gola. Vedat Muriqi vazhdon me formën e mirë në Turqi. 10 gola në 14 ndeshje dhe 3 asistime – ai po shijon sezonin më të mirë në karrierë…
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e mirë në Turqi.
Ani pse një javë më parë u kthye nga dëmtimi, Muriqi e bëri siç është më së miri, në super formë dhe me gola ndeshje pas ndeshje.
Muriqi mbrëmë ka realizuar dy herë në fitoren 5-2 të Fenerbahçes kundër Genclerbirligi.
Ai fillimisht shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 23-të, derisa shënoi edhe për 3-1 në minutën e 39-të.
Goli i dytë, i shënuar 6 minuta para mbylljes së pjesës së parë, është goli për të cilin po flitet shumë për shpirtin luftarak që tregon 25-vjeçari dhe mënyra se si ai rrëmben topin dhe me instinkt vrasësi para portës, e dërgon me lehtësi atë në rrjetë.
Madje atë e ka shndërruar Fenerbahçe në GIF dhe e ka publikuar në ‘Twitter’, duke u ndjerë krenar me top sulmuesin shqiptar që kanë në skuadër, për të cilin po interesohen klube të mëdha evropiane.
Pas 14 ndeshje në sezonin 2019/20, Muriqi ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asistime – ai po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post