Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte folur në një protestë të madhe të organizuar në Prishtinë. Protesta në fjalë u organizua me datë 10 shkurt të vitit 20007.
Ndër pikat kryesore të fjalimit të Kurtit ishte problemi i decentralizimit. Përveç kësaj, Kurti kishte nënvizuar se politikanët e Kosovës shohin vetëm ëndrra, janë larg realitetit të Kosovës.
Për më tepër, Kurti pati folur edhe për Pakon e Ahtisarit dhe pat thënë se: Neve na ardhi Pako e Ahtisarit, por pavarësia nuk vjen me paketë.
Po në këtë datë, Albin Kurti tha edhe këtë:
”Decentralizimi është e keqja e madhe që i kanoset Kosovës, po duan të marojnë komuna me shumicë serbe, që kanë me pas jashtëzakonisht më shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare, ata kanë me pas drejt me drejtu universitete e me menaxhu spitale, e kjo nuk ndodh me komunat shqiptare. Tjetër kanë me pas me i lidh horizontalisht mes vete e vertikalisht me Beogradin, duan të marojnë diçka ngjashëm si ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës, një kancer brenda që ka me kontrollu Serbia, dhe krejt koha e energjia ko me na shku duke kqyre me asimilu atë kancer dhe nuk kena me mujt”.