Në një fjalim sa miqësor aq edhe zyrtar me qëllim për të përcjellë mesazhin e duhur përballë investitorëve turq në Stamboll, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndihmë për të përballuar dëmet e pallogaritshme nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Përmes fjalës së tij Rama falënderoi presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan pas deklaratës së do të ndërtojë 500 banesa për personat që kanë ngelur pa strehë pas tërmetit. Rama tha se pallatet e dëmtuara në Durrës kalojnë nga dhjetë familje për secilin dhe për pasojë ndërtimi i banesave të tyre kërkon një kosto të madhe financiare, që siç tha ai, janë njerëzisht të papërballueshme pa ndihma nga miqtë dhe solidariteti mbarëkombëtar nuk është i mjaftueshëm.
Duke cituar fjalë të urta nga njerëz të mençur të botës islame, Rama e quajti Turqinë një mik të çmuar në këto ditë të vështira për Shqipërinë, ndërsa u shpreh se katrastrofa që po kalojmë duhet të kthehet në forcë dhe dhimbja në frymëzim.Më herët Rama u takua me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan. Turqia ishte ndër vendet e para që ofroi ndihmë për Shqipërinë në orët pas tërmetit.
Presidenti turk Erdogan tha se shteti turk do të ndërtojnë 500 banesa për familjet të cilat tërmeti i la në qiell të hapur. Vetë kreu i qeverisë ka deklaruar se është në komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet aty ku është dhe blloku më kompakt dhe hapësira më e mundshme për të vepruar tani është Laçi.
Discussion about this post