Një i ri 22-vjeçar në Miçigan pasi kishte rënë në liqen ku uji përreth kishte ngrirë, është dërguar me urgjencë në një spital aty pranë pasi ishte në gjendje kritike. Ndërkohë nuk është mësuar ende sesi ai përfundoi në ujë, ka deklaruar policia.
Ishte vërtet një moment dramatik, kur 22-vjeçari u nxorr nga liqeni i ngrirë në Michigan ditën e djeshme, ku sipas sinoptikanëve në vend ishte raportuar edhe si dita më e ftohtë e dimrit.
Një video e publikuar nga Departamenti i Policia vendase të dielën tregohet se i riu 22-vjeçar ishte penguar por më pas nuk arrihej të shihej sesi kishte rënë poshtë. Ndërkohë në video fytyra e viktimës nuk shihet e qartë sepse është sfumuar nga Departamenti i Policisë para se të publikohej.