
Kryeministri i vendit Edi Rama, por edhe imami i njohur, Elvis Naçi zbritën sot në terren, ku panë nga afër situatën në një prej zonave më të shkatërruara siç është ajo e Thumanës.
Në këtë vizitë, zv.kryeministri Erion Braçe bëri një përmbledhje të operacioneve dhe punës që po bëjnë në terren skuadrat e kërkim-shpëtimit, të cilat prej ditës së djeshme vijojnë pa pushin në kërkim të jetëve që ndodhen pishtë rrënojave.
Por Elvis Naçi ka treguar se në pallatin, i cili u shemb nga tërmeti ka patur një projekt, që të strehonte disa persona në nevojë. Ai pohoi se banesa i ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por ai shtoi se ky plan fatmirësisht nuk u realizua.
“E di çfarë na ka ndodh të ky pallat? Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm. Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, ne e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte, por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kismet se ata 5 vetë do vdisnin, Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi, teksa bisedonte me kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër, Ilir Hoxholli theksoi se ishin pesë jetimë që do fusnin brenda: “Ishin jetimë ata që do fusnim brenda. Se di pse s’na e pruri Zoti mbarë”, tha Hoxholli.
Discussion about this post