Ditëve të fundit është duke qarkulluar një video e Dr. Shefqet Krasniqit e cila po then rekorde në internet. Ajo video është e vitit 2009, kohë kjo kur Dr. Krasniqi kishte mendim krejtësisht tjetër për Vetëvendosjen nga ky që e ka sot, shkruan Gazeta Mejdani
Aty shihet doktori i shkencave islame teksa thotë për Vetëvendosjen se është parti enveriste, dhe se, është haram për besimtarët ta votojnë atë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi Dr. Krasniqit. Në një video tjetër të përgatitur dy ditë më parë, ai thotë se videoja e parë është e vitit 2009. “Atëherë ashtu kam menduar, por sot e dhjetë vjetë më parë më nuk e kam atë mendim, thotë ai.
Doktori i Shkencave Islame thotë gjithashtu se djemtë e vajzat brenda Vetëvendosjes atëherë kanë qenë më të rinjë, kanë mujt me gabue më shumë. Tani janë pjekur më mirë, kanë lexuar më shumë dhe janë më të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre.
“Qasja e atëhershme ndaj fesë dhe lirive fetare e Vetëvendosjes ka qenë shkaku kryesor pse unë kam reaguar në atë mënyrë”, shton Dr. Shefqet Krasniqi.
“Kush janë ata që mendojnë se kanë hise në Kosovën tonë më shumë se unë, se të githë ne. Pse të ketë hise dikush me shumë se sa ne që e duam fenë dhe e duam këtë vend”, pyet Dr. Shefqet Krasniqi.
Për më tepër, Dr. Kraniqi thotë se Vetëvendosje ka pësuar transofmime pozitive dhe po bënë punë të mira.
Ai thotë gjithashtu se kurrë nuk ka qenë pjesë e ndonjë partie politike, nuk është as tani dhe nuk mendon të jetë ndonjëherë. Por, si qytetar i këtij vendi e sikur gjithë të tjerët e ka të drejtën të jap mendimin dhe vlerësimin e tij për ndonjë parti politike apo për ndonjë veprim të caktuar që ndodhë në shoqërinë tonë.
Për më tepër, Dr. Shefqet Krasniqi tregon se disa njerëz po e përdorin emrin e tij për qëllime të liga, andaj, siç thotë në fund të videos, ai distancohet plotësisht nga ajo që dëgjohet në atë video. Sepse, Vetëvendosje ka ndryshuar si nata me ditën./Gazeta Mejdani/