Kryeministri Edi Rama, shquhet për batuatat e tij të shumta. I pranishëm ditën e sotme në takimin që dy fëmijët që i mbijetuan tërmetit në Shqipëri, patën me idhujt e tyre, Cristiano Ronaldo dhe Bufon, Rama nuk ka nguruar të bashkëbisedojë me këtë portierin legjendar të bardhezinjve, teksa i ka bërë me dije se është një Juventin i vjetër.
BASHKËBISEDIMI MES RAMËS DHE BUFONIT:
EDI RAMA: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.
BUFON: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiani (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), që më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një fun club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.
EDI RAMA: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post