
Një kamera sigurie ka filmuar momentin e aksidentit të një autobusi shkolle në SHBA.
Autobusi i shkollës goditet nga një automjet, e më pas përmbyset.
Pamja e fëmijëve që fluturojnë në ajër, ka shkaktuar tmerr tek prindërit e tyre.
Një autobus shkolle u përplas në një kryqëzim në Ohio me një Ford Mustang për të cilin policia tha që nuk arriti të ndalet semafor dhe më pas u rrëzua. Pamjet e publikuara nga Ohio State Highway Patrol tregojnë 25 studentë që fluturojnë në tavanin e autobusit. Në video, disa nga fëmijët dëgjohen duke qarë dhe ulëritur ndërsa autobusi përmbyset.
Shoferi 74-vjeçar Danny Hupp dëgjohet duke folur me qetësi duke u thënë fëmijëve të shpëtojnë duke dalë nga dritaret dhe dalja e urgjencës.