
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duket se ka talant në sferën e muzikës. Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, të cilin e moderon Sadri Imeri nga Sllatina e Vitisë.
Bahtiri pati rastin të flas për shumë plane të tij, ku në fund zgjodhi që të këndojë një këngë me çifteli.
Ajo çka mori vëmendjen e madhe të audiencës ishte se kënga e kënduar ishte dedikim për Jakup Krasniqin, i cili gjendet në Hagë.
Përndryshe, Bahtiri pati edhe këngë të tjera të cilat i interpretoi në mënyrë të mrekullueshme.