
Një zyrtar policor ka kryer vetëvrasje në orët e vona të mbrëmjes në veri të Mitrovicës. Polici i vetëvrarë është i etnisë serbe dhe aktin e ka kryer me armën e tij të punës.
Sipas disa burimeve të “KosovaPress”, viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeçar, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mirë.
Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur armën zyrtare për kryerjen e këtij akti.