
KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosja ka dalë e para me 50.28 për qind të vota.
Pas certifikimit, VV përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit.
Po ashtu, në postim thuhet se më këtë përqindje, qytetarët e deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje.
Postimi i plotë:
Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje.
Urime!