Pas gati dy muajsh (37 ditësh) nga zgjedhjet e 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar edhe 392 pako fletëvotime nga diaspora.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar PZAP-së një ankesë, ku ka kërkuar që të numërohen fletëvotimet në fjalë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka bërë të ditur se brenda 72 orëve do të merret një vendim për këtë çështje.
“Po është e vërtete që kanë arritur pakot dhe për këtë kemi pranuar një ankesë – ankesa ka ardhur dje (22.11.2019) pas drekës rreth orës 17:00 në mbrëmje”.
“Tash jemi në procedurë, paneli brenda 72 orëve merr vendim dhe do të vendosim sa më parë që është e mundur rreth këtyre fletëvotimeve”.
“Ankesa i referohet atyre pakove dhe kërkohet që në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme për pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve të mëhershme që kanë ardhur nga diaspora – mbi atë bazë po kërkohet që ta numërohen edhe këto 392 pako”.
I pyetur se çfarë do të vendosë PZAP lidhur me këto fletëvotime, Desku ka thënë se nuk mund të përgjigjet në këtë pyetje pa pasur një vendim nga paneli.
“Nuk mund të themi se a do të numërohen apo jo këto fletëvotime – deri sa të vendoset nga paneli ne nuk mund të themi asgjë”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Discussion about this post